Avenir Troqe, është një artist me shumë pasione në jetë. piktor, skulptor por edhe adhurimi për këngën,vallen e koreografinë e kanë shndërruar shtëpinë e tij në një galeri Arto.
Në shtëpinë e tij në Vlorë e gjen ende duke punuar. 58 vjeçari po punon një bazo reliev ne balte.
Refuzimi për tu pranuar në vitin 1977 në shkollën artistike të Vlorës ia ndezi më shumë pasionin për artin. Në studion e tij të punës janë të ruajtura piktura të bëra me laps që nga fëmijëria e hershme deri te punime në gur, në dru, metal apo dhe materiale të tjera
Artisti ka përfaqësuar Shqipërinë në një festival artizanësh në Kinë ku mori edhe një çmim. Studiuesi Sejmen Gjokeli tregon për këtë eksperiencë.
Avenir Troqe ka hapur mbi 200 ekspozita brenda e jashtë vendit dhe pas një dite pune të lodhshme e harron mundimin duke luajtur ne kitare.
Top Channel