23/11 14:31
Sot po luhen ndeshjet e fundit të Uefa Youth League (Championsi i të rinjve) sa i përket fazës së grupeve.
Në grupin A, Reali i kualifikuar udhëtoi për në Belgjikë ku luante kundër Club Brugge të cilët kishin nevojë për një barazim për të siguruar kualifikimin.
Dhe goli i barazimit erdhi pikërisht në goditjen e fundit nga këndi, në minutën e 95 edhe pse ishin dhënë vetëm 3 shtesë dhe ai që shënonte ishte portieri vendasve.
Festa ishte e çmendur edhe pse ekipi që mund tu merrte vendin e dytë, Gallatasaray ishte duke u mposhtur me rezultatin 1-0 nga PSG-ja.
Top Channel