Sapo ka përfunduar takimi i dytë mes Presidentit të Tiranës, Refik Halili dhe ish-trajnerit Ardian Mema. Ky i fundit ka refuzuar për herë të dytë rikthimin tek Tirana pasi e shkarkuan vetëm një muaj e gjysmë më parë.

Dështimi i Julian Ahmatajt në krye të klubit bardheblu ku u largua pas 5 ndeshjesh, 2 humbje, 2 barazime dhe 1 fitore detyron presidentin Halili të bëj një zgjidhje tjetër emergjente.

Bardheblutë ditën e premte luajnë derbin me Partizanin dhe ende nuk dihet se cili trajner do ti udhëheq në këtë ndeshje dhe në vazhdim të një sezoni që po komplikohet ndjeshëm.

Tirana aktualisht ndodhet në vendin e 8, praktikisht në zonën e play-off-it duke rrezikuar sërish një sezon larg objektivave që e filloj.

Ndeshja derbi do të luhet në “Air Albania Stadium”, për herë të parë, një ndeshje kampionati në stadiumin e ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA