E rëndë në Kolonjë! Po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, aksidenti në punë i merr jetën 36-vjeçarit

11/07/2026 18:20
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolonjë, pasi ka ndërruar jetë një 36-vjeçar teksa po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 36 vjeçari ishte banues në Pogradec dhe punonte në një subjekt privat të liccensuar për prodhimin e drurit.

Viktima ka shkuar ditën e sotme për të ngarkuar trupa druri në zonën e fshatit Kurtesh të Kolonjës, ndërsa një trup druri i është shkëputur duke e zënë poshtë.

36 vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Nga ana e grupit hetimor po kryhen veprimet lidhur me rastin.

Top Channel