Spanja në gjysmëfinale të Botërorit pështjellon kalendarin e La Liga, java e parë drejt shtyrjes?

11/07/2026 15:35

Spanja u kualifikua në gjysmëfinale të Botërorit dhe kjo e pështjellon kalendarin e La Liga. Kampionati spanjoll është parashikuar të nisë në 14 gusht, por do të duhet të bëjë llogaritë me një kalendar të ngjeshur nga impenjimet ë kombëtareve dhe të klubeve.

Kontrata kolektive e AFE(Shoqatës së Futbollistëve Spanjollë) parashikon në fakt 21 ditë pushimi të detyrueshme për secilin prej lojtarëve nga një sezon në tjetrin. Kështu janë 3 javë që duhen respektuar për të gjithë futbollistët me pasojën e shtyrjes së ndeshjeve të skuadrave të lojtarëve që janë të grumbulluar me kombëtaren.

La Liga kishte menduar vetëm shtyrjen e Barcelona-Athletic Bilabao dhe Real Madrid-Real Sociedad, skuadrat me më shumë futbollistë në Botëror duke shpresuar që të ishin të vetmet në këtë pikë dhe në fakt ato u shtynë duke qenë se shumë protagonistë të tyre do të jenë në gjysmëfinale. Por rezultati i La Roja ndryshoi totalisht planet pasi tani La Liga do të duhet të shtyjë me siguri edhe Celta Vigo-Osasuna me Celta që ka Borja Iglesias te La Roja dhe Atletico Madrid-Malaga me Los Colchoneros që kanë Pubill, Grimaldon e Baena nën urdhrat e De La Fuente. Këtyre sfidave mund t’iu shtohet edhe një mes Valencia-Betis apo Sevilla-Rayo Vallecano. Vetëm 4 ndeshje do të mund të luhen në fundjavën e 14 gushtit; Alaves-Getafe, Deportivo La Coruna-Elche, Espanyol-Levante e Racing Santander-Villarreal.

Por në këtë pikë ka shumë mundësi që e gjithë java e parë e kampionatit spanjoll të shtyhet dhe të riprogramohet në një mesjavë mes javës së dytë dhe të tretë të kalendarit të La Liga, dmth mes 26 dhe 27 gushtit. Një mundësi që u pranua edhe nga vetë presidenti i La Liga, Javier Tebas, që përndryshe do të duhet të ndajë kalendarin e javës së parë përgjysmë.

Top Channel