Argjentina luan me Zvicrën, Scaloni: Jemi një skuadër që nuk dorëzohet kurrë
Në një epoikë historike ku futbollistë të ndryshëm ndryshojnë kombësitë si të ishin klube futbolli, Erling Haaland nuk do ta kishte të vështirë që të zgjidhte të luante për Anglinë. Por ai ka zgjedhur të luajë për skuadrën e vendit skandinav.
Në fakt, Erling Haaland ka lindur në Leeds në vitin 2000, në vitet kur babai i tij Alfie luante në Angli; në fillim me skuadrën e Leeds dhe më pas te Manchester City që është edhe skuadra aktuale e të birit. Në një intervistë për ‘Goal’ të 2022, futbollisti u pyet për zgjedhjen e tij përsa i përket kombëtares.
‘Kam jetuar në Angli në 3-4 vitet e para të jetës sime. Por shpejt u ktheva në Norvegji ku kam jetuar për shumë vite-tregonte në atë kohë Haaland-për këtë arsye ishte diçka e natyrshme të zgjidhja kombëtaren norvegjeze. Nëse babai im do të luante në Angli për më shumë kohë, ndoshta do të isha anglez’.
Me një skenar të tillë, kushedi si do të kishin ndryshuar ekuilibrat në kombëtaret respektive me Norvegjinë që do të ishte pa Haaland dhe me Anglinë që do të kishte një dyshe impresionuese të sulmuesit me Harry Kane. Por në fakt gjithça është gati për përballjen e mbrëmjes së kësaj të shtune në Miami; Haaland dhe Anglia kundër njëri-tjetrit.
Top Channel