Një debat i fortë u zhvillua në pjesën e tretë të emisionit Open në Top Channel. Debati nisi kur po flitej për paratë që do të rindërtohen lagjet. Analisti Andi Bushati u tregua shumë i ashpër me deklaratën e kryeministrit ku ky i fundit ka deklaruar se konçensionet nuk do të preken.

“Kryeministri thotë nuk preken konçensionet. Por këtë mund ta bësh kur të të mblidhen fondet. Pra arrin të të mblidhen të gjitha paratë e rindërtimit mund të thuash tani skemi nevojë ti prekim konçensionet, por këtë smund ta bësh që në fillim kur se di sa para ke mbledhur. Janë 300 milion në rrugën e Milot-Balldre”- tha Bushati.

“Jo o Bushat nuk është kështu. Ti e ke bërë tënden këtë luftë publike ndaj kësaj çështjeje”- u përgjigj Klosi.

“Nuk mundet që të vendosë një person për gjithçka. Kjo është ajo që po them unë. Nuk vendos 1 individ për gjithçka. Nuk mund të vendosin tekat e një personi”- vijoi Bushati.

“E ke gabim o Bushat. Ti thua një individ, unë them një qeveri, sepse buxheti u votua”- iu kundërpërgjigj Klosi.

E patë me traun se si trau mund të hiqej. Doli dhe tha me kokëfortësi nuk e heq unë traun edhe për ata që sjellin ndihma nga Kosova. Pas presionit të madh publik e hoqi konçensionari. Në kurriz të 2 milion personave po pasurohen 10 vetë- vazhdoi debatin Bushati.

Në këtë debat teksa po flitej për oligarkët ndërhyri edhe Sejamini.

Ne kemi incernatorë që nuk kanë punuar kurrë dhe janë paguar sepse kështu kanë qenë të nënshkruara konçensionet. Ka konçensione që janë dhënë për kompani që s’kanë punuar asnjë ditë – tha Sejamini.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA