Koreja e Veriut ka hapur një qytezë të re të cilën mediat shetëtore e kanë quajtur “maja e qytetërimit modern të njerëzimit”.

Udhëheqësi i vendit, Kim Jong-un, preu shiritin e lagjes Samxhijon, pranë malit Paetku, në veri të vendit, të cilin e ka përshkruar si një nga projektet e ndërtimit më të rëndësishëm të vendit.

Media shtetërore KCNA tha se qyteza do të mirëpresë 4000 familje në apartamente të reja e tepër moderne, dhe mes shërbimeve të shumta do të ofrojë edhe një stadium dhe një pistë për ski.

Megjithatë, udhëheqësit e Koresë së Veriut akuzohen se këtë projekt e kanë realizuar nëpërmjet punës së detyruar të të dënuarve, dhe se ndërtimi i këtij qyteti nuk e fsheh faktin që shumica e banorëve jetojnë në kushte shumë të varfra.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA