Aktori i Hollywoodit, Leonardo DiCaprio ka hedhur poshtë akuzat e presidentit brazilian Jair Bolsonaro, i cili deklaroi se aktori u ka dhënë donacione disa organizatave jofitimprurëse që sipas Bolsonaro qëndrojnë prapa zjarreve në pyjet e Amazonës.

“DiCaprio është djalë i lezetshëm, apo jo? Jep para për zjarrvënien në Amazona ”, u tha Bolsonaro përkrahësve të tij kohët e fundit.

Organizata mjedisore e DiCaprio-s ka premtuar 5 milionë dollarë ndihmë për të mbrojtur Amazonën, pasi zjarret e egra shkatërruan pjesë të mëdha të pyjeve në korrik dhe gusht.

Aktori amerikan dhe aktivisti mjedisor ka mohuar pretendimet e Bolsonaro, se ai ka financuar organizatat, megjithëse beson se ata ia vlen të mbështeten, raporton BBC.

“E ardhmja e këtyre ekosistemeve të pazëvendësueshëm është e kërcënuar dhe unë jam krenar që jam pjesë e grupeve që i mbrojnë ata,” tha DiCaprio.

Ai falënderoi qytetarët e Brazilit që punojnë për të ruajtur trashëgiminë e tyre natyrore dhe kulturore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA