Rama flet për rindërtimin e banesave: Të gjithë do të jenë të gjithë më mirë seç ishin përpara se të fillonte kriza

29/11/2019 06:46

Gazetari Muhamed Veli bëri një lidhje live në Open në Top Channel ku intervistoi kryeministrin Edi Rama.

Kryeministri Rama që ndodhej në një kamp në Thumanë foli për çështjen e rindërtimit të banesave të shembura por edhe atyre të cilat janë shpallur të pabanueshme.

“Kjo do të bëhet me rend. Ky është një program rindërtimi që do të hyjë në historinë e Shqipërisë, si një pikë e madhe kthese në aspektin e adresimit të një krize dhe si një mësim se si një krizë mund të kthehet në opurtunitet. Në një opurtunitet për njerëz që në fund të krizës do të jenë të gjithë më mirë seç ishin përpara se të fillonte kriza”- u shpreh Rama.

Kryeministri Rama u pyet edhe për ndihmën që po japin ndërkombëtarët, ku ai tha se jo vetëm vendet e Bashkimit Europian por edhe Turqia dhe Emiratët e Bashkuara Arabe do të japin ndihma.

Jo vetëm Europa por edhe Turqia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara ku aty drejtojnë miqtë e mi dhe janë shumë të prirur të ndihmojnë. Jo vetëm kaq por unë kam bërë letrat edhe për kryeministrin e Australisë, kryeministrin e Izraelit. Ka shumë vende që duan të ndihmojnë. Do shkoj në NATO për të folur për këtë- tha kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA