Në një deklaratë nga ushtria e Ukrainës bëhet me dije se dy inxhinierë të minierave kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë, nga një shpërthim që ka ndodhur në një depo armësh në qytetin lindor ukrainas.

Komanda e Forcave të Armatosura të Ukrainës ka thënë se shpërthimi ka ndodhur këtë të premte gjatë një shkatërrimi të planifikuar të armatimit të vjetër në një bazë ushtarake.

Në deklaratën e ushtrisë thuhet se katër personat e lënduar janë dërguar në spital, por tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Ushtria gjithashtu ka bërë me dije se banorët lokalë dhe infrastruktura nuk janë të rrezikuar nga shpërthimet, të cilat tashmë kanë mbaruar.

Viteve të fundit, në Ukrainë kanë ndodhur disa shpërthime në depo të armëve gjatë kohës së luftës me separatistët pro-rusë, të cilët ende po i mbajnë nën kontroll rajonet lindore, Donetsk dhe Luhansk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA