38 vite burg për bandën në Angli/ Shqiptarët grabitën dhjetëra banesa luksi, 3 milionë paund vjedhje, gjithçka i gjenin online
SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste për përfshirje në trafik droge si grup i strukturuar kriminale, mes tyre edhe biznesmeni Mir Pepa, një person i njohur për policinë.
Jetmir Pepa ose siç njihet, Mir Pepa, që aktualisht ndodhet jashtë vendit është një personazh me precedent të mëparshëm kriminal dhe i shpallur në kërkim.
Ai u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit në janar të 2025, pas një sherri me armë në një koncert gjatë ndërrimit të viteve.
Pas një sherri, Pepa qëlloi dy herë me armë zjarri në mes të koncertit, ku ndodheshin shumë të rinj që po festonin.
Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe që prej asaj kohe rezulton në kërkim.
Emri i Mir Pepës është lakuar edhe në konfliktin e motrave Berisha. Ai dyshohet së është ish-partneri i Marienla Berishës.
Kjo e fundit së bashku me motrën e saj Antonela Berisha dhunuan blogeren Klea Prenga, në një restorant.
Top Channel