Dëshmia në hetimin e Trump/ Deklarimet e forta të ish Ambasadores amerikane në Kiev

16/11/2019 13:18

Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovich i tha Kongresit se sulmet që e kanë origjinën te interesat korruptive kanë krijuar një krizë në Departamentin e Shtetit.

Yovanovich u tha ligjvënësve se ajo ishte viktimë e ”fushatës së dezinformimit” ku u përdorën “kanale të pasme jozyrtare” që çuan në largimin e saj nga Ukraina.

Ajo tha se “vazhdon të jetë e habitur” për faktin që pati amerikanë, të cilët bënë partneritet me “disa ukrainas të cilët preferuan të luanin sipas rregullave të vjetra korruptive” në përpjekjet për largimin e saj.

Yovanovich dha gjithashtu alarmin se zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit nuk e mbrojtën nga sulmet e aleatëve të presidentit, përfshirë ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut Rudy Giuliani.

“U ndjeva shumë keq kur dëgjova se Presidenti kishte humbur besimin tek unë,” tha ajo.

Ajo foli para ligjvënësve për një “krizë në Departamentin e Shtetit”. Dhoma e Përfaqësuesve dëgjoi të premten Marie Yovanovitch, ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, e cila u vu në shënjestër të aleatëve të presidentit në një fushatë “njollosjeje” që tani është në qendër të hetimit.

Ndërkohë që zonja Yovanovitch po dëshmonte, Presidenti Trump e sulmoi atë në Twitter, duke thënë se kudo që ajo ka shërbyer, punët kanë shkuar keq. Ish-Ambasadorja u përgjigj se fjalët e presidentit tingëllonin kërcënuese. Diplomatja e karrierës, u ka shërbyer si presidentëve republikanë, ashtu edhe atyre demokratë. Ajo dhe zyrtarë të tjerë që po dëshmojnë publikisht në seancat historike të Dhomës së Përfaqësuesve, po japin versionet e tyre të ngjarjeve, ku demokratët po mbështeten për të ngritur argumentin se sjellja e presidentit është e pafalshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA