
Presidenti Ilir Meta do të dalë sërish në një konferecnë për shtyp, e pasuar nga akuzat e forta midis tij dhe kryeministrit Edi Rama për ngërccin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.
Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, Meta deklaroi sot se “përpjekja për të dhunuar Kushtetutën në përpjekje për të kapur përfundimisht të gjithë sistemin e drejtësisë me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura”.
Pas kësaj deklarate, në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend, Rama akuzoi Metën se është kthyer kundër reformës në drejtësi dhe po sulmon ambasadat në Tiranë.
Pak minuta më parë, Kuvendi miratoi edhe rezolutën që kundërshton vendimin e Presidentit për të emëruar Marsida Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese, duke shmangur Arta Vorpsin, e cila siguroi pikët masikmale nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Konferenca e Presidentit pritet të nisë në orën 14:00.
Top Channel