Aksidenti i Bërzhitës/ Kush ishin dy 17-vjeçaret që humbën jetën në mesnatë
10/11/2019 10:31
Mesnatën e sotme, dy vajza 17-vjeçare humbën jetën në një aksident rrugor në Bërzhitë.
Është zbuluar identiteti i dy viktimave, ku mësohet se bëhet fjalë për Denada Tarjan dhe Suada Seranin. Ndërkohë 18-vjeçari i cili drejtoi mjetin që doli nga rruga dhe u përplas me një pemë është Francesko Shaba.
Ju kujtojmë se Francesko Shaba, së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Top Channel