Juventus ka mposhtur me rezultatin 1-0 Torinon në derbi dhe ka rimarrë kreun nga Inter që kishte fituar me herët me një penallti të shënuar nga Lukaku në minutën e 90 ndaj Bolognias që deri në të 75-tën ishte në avantazh 1-0.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga De Ligt dhe ishte goli i parë për të me fanellën e Juves.

Por, lojtari 20 vjeçar në minutën e 11 të takimit preku një top me dorë në zonë, që për arbitrin nuk ishte penallti.

Por Sarri shprehet se mbrojtësi kishte dorën në vendin dhe në kohën e gabuar, duke pranuar se ajo mund të jepej penallti.

Gjithsesi tekniku u shpreh që pas atij momenti mbrojtësi ka qenë fantastik.

/A.Pali/

FOTO GALERI
5/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA