Kompania koncensionare, është akuzuar për tarifat që aplikon në aeroportin e Tiranës. Por nëse i referohemi kontratës koncesionare, vihet re se shteti ynë i ka lënë dorë të lirë privatit për vendosjen e këtyre tarifave.
Në Shtojcën numër 7 të kontratës shteti dhe Kompania Koncensionare kanë rënë dakort deri në detajet më të vogla për të gjitha tarifat.
Siç e shikoni në këtë shtojcë ka 5 kategori tarifash.
Për shërbimet në tokë dhe ulje-ngritje, pagesa llogaritet në bazë të peshës minimale të ngritjes së avionit.
Më të zakonshmit janë avionët me peshë 60 deri në 80 ton, prandaj po marrim si shembull një të tillë. Në tabelë pagesa për këtë avion do të ishte 1350 euro për shërbimet në tokë dhe 650 euro për ulje-ngritje nga pista.
Pra, në total një avion i tillë paguan në rinas 2000 euro vetëm për shërbimet dhe ulje ngritje. Këto janë tarifa shumë të larta.
“Tarifat fillestare shteti i ka marrë të gatshme siç ia ka dhënë kompania. As nuk ka marrë mundimin ti krahasojë më rajonin apo ti analizojë për çmimin e biletave”, thotë Dritan Goxhaj, ekspert i Aviacionit Civil
Nëse i hedhim një sy rajonit, për të njëjtat shërbime në aeroportin e Shkupit, një avion me peshë 60-80 ton do të paguante vetëm 650 euro. Jo vetëm kaq, por në Shkup llogaritet pesha vetëm më dy kategori… më i vogël se 30 ton dhe më i madh se 30 ton. Pra, edhe po të ishte avioni 100 ton, përsëri do të paguante 650 euro.
Një rregull absurd ekziston në këtë kontratë dhe për sa i përket taksës për ndriçimin e eurodromit për uljen e avionëve.
“Ndodhë diçka absurde dhe më vërtetë qesharake. Në Republikën e Shqipërisë është i vetmi vend që energjinë elektrike e peshojmë me kile. Në Europë tarifa është fikse pavarësisht peshës së avionit ndërsa në Shqipëri kjo tarifë është në bazë të peshës së avionit, kun ë fakt energjia elektrike ndizet njësoj për të gjithë avionët pavarësisht masës”, thotë Dritan Goxhaj, ekspert i Aviacionit Civil
Kështu edhe tarifat e tjera për pasagjerët, kargon, parkimin e ndriçimin, janë shumë herë më të larta në Tiranë. Dhe e gjitha kjo përkthehet në bileta më të shtrenjta për qytetarët shqiptarë.
Kontrata parashikonte gjithashtu se këto tarifa duhet të kenë një rivlerësim periodik gjatë gjithë koncensionit.
“Organi i Autorizuar Shtetëror dhe Shoqëria do të rishikojnë Pagesat për Shërbimet e Aeroportit çdo tre vjet gjatë Periudhës së Koncesionit, Rishikimi i pare do të kryhet me 1 janar 2007 dhe do të rrisë Pagesat për Shërbimet e Aeroportit ne baze te këtij rishikimi sipas cilitdo faktor”
Në këtë pikë kemi një element tjetër që favorizon koncensionarin dhe jo shtetin shqiptar.
“Çdo 3 vjet shteti do të ulet me koncensionarin të rishikoj tarifat, por ka nja klauzolë, vetëm për ti rritur tarifat. Pra shteti i ka hequr të drejtat vetës për të bërë negociata për ulje tarifash por vetëm për rritje, kjo ëhstë në dëm të qytetarit shqiptarë dhe të shteti”, thotë Dritan Goxhaj, ekspert i Aviacionit Civil
Kjo lloj marrëveshje, thuajse është e papërcaktuar edhe në të drejtën kontraktore, pasi në këtë marrëveshje dypalëshe, fiton vetëm njera palë. Në këtë rast, koncesionari i Rinasit.
Këtë e vërteton edhe një raport i autoriteti të konkurencs që u bë publik në vitin 2015. Ky autoritet vëren se Tirana International Airoport ka shkelur parimet e konkurencës së lirë dhe është në kushte monopoli të papranueshme.
Ja cilat janë disa nga shkeljet e gjetua nga autoriteti i konkurencës.
“Për tarifat që aplikon aeroporti nuk ka nje metodologji apo rregullore të aprovuar nga Shteti. Tregu i shërbimeve aeroportuale, është treg ku operon vetem nje operator, dhe si i tillë duhet që rregullatori të ndikojë në rregullimin e tarifave duke i orientuar ato drejt kostos, me qëllim që të parandalohet abuzimi me pozitën dominuese në këtë treg. AAC aprovon në mënyrë automatike tarifat e kompanive të njoftuara në AAC, por pa patur një analizë kosto apo metodologji për vlerësimin e këtyre tarifave”
Duke mos pasur nje metodologji për vendosje e çmimeve, ato i janë lënë në dorë koncensionarit ti përcaktojë vetë. Duket që shteti ka mbajtur me hatër kompninë koncensionare.
Top Channel