Hetimet e kryera nga policia e Denver kanë gjetur fajtore një nënë në SHBA për vrasjen e vajzës së saj 7 vjeçare dy vite më parë. Kelly Renne Turner pretendonte se vajza e saj vuante nga një sëmundje e rrallë dhe për këtë arsye bindi mjekët që t’i hiqnin stomakun vajzës së vogël.
Madje nëna arriti deri në atë pikë sa që falsifikoi dokumentet që përmbanin diagnozën.
Pasi vajzën e operuan Kelly hapi një llogari bankare tek GoFundme për të kërkuar para me pretekstin që do ti përdorte për kurimin e vajzës. Ajo mblodhi shumën e 440.000 dollarësh dhe e la vajzën të vdiste.
Kjo histori ka shkaktuar dhe reagimin e organizatave për kurimin e kancerit, të cilët akuzojnë mediat që e trajtuan lajmin si të mirëqenë dhe ngrenë alarmin edhe për mashtrime të tjera.
Top Channel