Kënga “Si atëherë të them të dua” nën interpretimin e Laorjan Ejllit dhe me kompozimin e Zef Çobës dhe tekstin e Xhavid Bushatit, u shpall fituese e edicionit të katërt të festivalit të këngës qytetare shkodrane “Lulebore”.
Këtë vit konkuruan 16 këngë , të gjitha të kënduara live dhe për herë të parë. Për kryetarin e jurisë, Markelian Kapedani, në cdo edicion, festivali ka progres.
Vlerësimi më i mirë për këtë festival janë qytetarët të cilët për dy netë më radhe mbushen teatrin “Migjeni”, thotë regjisorja Rita Gjeka.
Edicioni i këtij viti i “Lulebores” riktheu në skenën e teatrit “Migjeni” pas 3 dekadash, dy motrat Rita dhe Juli Ndoci,të cilat me kengën e tyre për mallin për vendlindjen, fituan cmimin e 3-te.
Top Channel