Mungesa e kalciumit në organizëm, si shkaktohet dhe të gjitha shenjat paralajmëruese të saj

28/10/2019 21:03

Kalciumi luan një rol thelbësor në organizëm. Rënia e nivelit të tij është një problem shëndetësor që shoqërohet me komplikacione të rënda për jetën. Ka disa shenja paralajmëruese që jep organizmi kur nuk ka sasi të mjaftueshme të këtij minerali.

Shenjat paralajmëruese të mungesës së kalciumit

Mbipesha

Kur nivelet e kalciumit janë më të larta, njeriu e ka më të lehtë të ruajë peshën trupore ose të humbasë në peshë. Njerëzit që kanë mungesë të kalciumit në të shumtat e rasteve janë në mbipeshë.

Problemet me zemrën

Mungesa e kalciumit shkakton anomali në mënyrën se si pompon gjak zemra gjë që mund të manifestohet me rrahje të çrregullta. Njeriut mund ti krijohet ndjesia që zemra resht së rrahuri për një ose dy sekonda.

Tensioni i lartë i gjakut

Mungesa e kalciumit, është një nga shkaktarët e rritjes së tensionit të lartë të gjakut. Nëse shikoni se tensioni ju rritet papritur këshillohet që të bëni analizat për mjaftueshmërinë e kalciumit në trup.

Mungesa e Gjumit

Kalciumi ndihmon në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit. Mungesa e kalciumit e bën më të vështirë gjumin cilësor dhe pengon prodhimin e melatoninës.

Kontraktime muskulore dhe fraktura

Masa kockore e njeriut arrin kulmin e shëndetit të saj kur njeriu është 30 vjeç, pas kësaj moshe njeriu arrin të humbasë kalcium dhe dendësinë kockore. Ngërçet deh kontraktimet muskulore janë shenja paralajmëruese kur mungesa e kalciumit bëhet kronike në organizëm. Por edhe nëse pësoni fraktura nëse nuk keni kryer një aktivitet të rëndë, atëherë kockat tuaja janë të dobëta për shkak të mungesës së kalciumit.

Vizita të shpeshta tek dentisti

Dhëmbët e forta janë të lidhura ngushtë me sasinë e kalciumit në turpin tuaj. Mungesa e kalciumit i dobëson kockat dhe dhëmbët dhe rrit rrezikun e kavitetit dhe prishjes së tyre. Sasia ditore e rekomanduar e kalciumit  për njerëzit e moshës nga 19 deri në 50 vjeç është 1000 mg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA