Dy partitë e koalicionit qeveritar në Gjermani pësuan humbje të mëdha ne zgjedhjet rajonale të Turingjisë, ku doli triumfuese e Majta, me kandidatin e saj Bodo Ramelow, i cili ka qenë deri tani kryeministër i këtij vendi.

Ndërkohë shënoi rritje të beftë edhe partia ekstremiste e djathtë, Alternativa për Gjermani, AfD, e cila u pozicionua në vendin e dytë. Me shqetësim shihet fakti që për Afd-në kanë votuar shumë zgjedhës të rinj. CDU-ja e Angela Merkelit humbi më shumë se 11 % të votave, krahasur me zgjedhjet e kaluara në këtë vend.

Partnerja e saj e koalicionit, SDP gjithashtu ka rënë nën numrin dyshifror të votave, me rreth 8,3%. Këto janë rezultatet më të dobëta të CDU dhe SPD në këtë vend. Pjesëmarrja në zgjedhje sakaq ishte shumë më e lartë se në zgjedhjet e kaluara. Ramelow u shpreh mjaft i kënaqur me rezultatet e arritura. Ai tha se e ndjen veten të konfirmuar shumë qartë për të krijuar qeverinë e re të Turigjinsë.

Mirëpo krijimi i qeverisë nuk do të jetë edhe aq i lehtë, sepse koalicioni i deritanishëm i majtistëve me SPD dhe ekologjistët, sipas të gjitha gjasve, nuk do të mjaftojë, për shkak të rezultateve të dobëta të dy partive të fundit.

Irida Vasia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA