Pas polemikave, Jared Kushner heq dorë nga plani për të ndërtuar rezidencën luksoze në Beograd Conor McGregor do t’u kthehet dyluftimeve në artet Marciale në fillim të vitit të ardhshëm.
Sportisti irlandez, që kishte deklaruar tërheqjen e tij në muajin mars, konfirmoi gjithcka teksa deklaroi se në muajin janar do të jetë sërish në oktagonin e MMA
“Do të doja të bëja të ditur për publikun rikthimin e Notorious Conor McGregor në oktagon në 18 janar në eventin që do të zhvillojet në T-Mobile Arena në Las Vegas të Nevadas-deklaroi Mcgregor gjatë një aktiviteti promovues në Moskë-jam në gjendje të mirë fizike dhe arrita në një marrëveshje me kompaninë për datën”, ka thënë ai.
McGregor, tashmë 31 vjecar dhe një ikonë e UFC, nuk është një personazh i ri i ngjarjeve kontroverse. Gjatë muajve të verës ai pushtoi faqet e para të mediave për nsulmin e kryer ndaj një të moshuari në një bar të Dublinit, një episod ky që u regjistrua me kamera.
Irlandezi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje të arteve marciale që nga dita kur u mposht nga rivali i tij Khabib Nurmagomedov në duelin e zhvilluar përpara 1 viti.
Klara Asqeriu
Top Channel