Të paktën gjashtë nga 39 personat e gjetur të vdekur në një rimorkio kamioni në Essex mund të kenë qenë nga Vietnami.
BBC shkruan për gjashtë familje vietnameze që kanë frikë se të afërmit e tyre janë ndër viktimat.
26-vjeçarja Pham Thi Tra My i dërgoi nënës së saj një seri mesazhesh shqetësuese duke i thënë asaj se ‘e donte atë’ dhe po vdiste sepse nuk mund të merrte frymë.
Familja e saj pretendon se 26-vjeçarja ka paguar disa kontrabandistë për 30,000 £ për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar përmes Kinës ‘në kërkim të një jete më të mirë’.
Kjo vjen pasi një burrë dhe një grua, që mendohet të jenë pronarët e fundit të njohur të kamionit, u arrestuan sot pasi policia kontrolloi shtëpinë e tyre në Cheshire.
Top Channel