“Mami po vdes, nuk marr dot frymë”, mesazhi i 26-vjeçares që u zhduk në “kamionin e Anglisë”

25/10/2019 19:03

Të paktën gjashtë nga 39 personat e gjetur të vdekur në një rimorkio kamioni në Essex mund të kenë qenë nga Vietnami.

BBC shkruan për gjashtë familje vietnameze që kanë frikë se të afërmit e tyre janë ndër viktimat.

26-vjeçarja Pham Thi Tra My i dërgoi nënës së saj një seri mesazhesh shqetësuese duke i thënë asaj se ‘e donte atë’ dhe po vdiste sepse nuk mund të merrte frymë.

Familja e saj pretendon se 26-vjeçarja ka paguar disa kontrabandistë për 30,000 £ për të udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar përmes Kinës ‘në kërkim të një jete më të mirë’.

Kjo vjen pasi një burrë dhe një grua, që mendohet të jenë pronarët e fundit të njohur të kamionit, u arrestuan sot pasi policia kontrolloi shtëpinë e tyre në Cheshire.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel