Në ndeshjen e djeshme ndërmjet Gjilanit dhe Llapit, është sulmuar gjyqtari anësor Meriton Berisha.
Menjëherë pas këtij sulmi kanë reaguar kolegët, e Berishës si dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani.
“Komisioni i gjyqtareve me shqetësim te thellë ka ndjekur sulmin që i është bërë gjyqtarit Meriton Berisha gjatë kryerjes së detyrës së tij. Konsiderojmë, se gjuha ofenduese e ditëve të fundit ka krijuar një atmosferë të atillë e cila ka sjellë edhe dhunën që ndodhi sot. Komisioni i gjyqtarëve, konsideron se aktet e tilla janë të papranueshme dhe dënon ashpër sulmin që ka ndodhur ndaj Meritonit dhe gjuhën ofenduese e cila është drejtuar në drejtim të gjyqtarëve kohëve të fundit. Prandaj, kërkojmë nga organet e shtetit që agresorët të vihen para drejtësisë.
Po kështu, reagimet e kolegëve të Berishës ishin unanimisht kundër dhunës brenda fushës së futbollit. Genc Nuza është njëri prej tyre. Përmes një postimi në Facebook, Nuza e ka quajtur këtë akt si të papranueshëm.
Më poshtë shkrimi i plotë i Nuzës:
“I trishtuar me pamjet nëpër media për sulmin fizik ndaj kolegut tonë Meriton Berisha.
Sulmi që ka ndodhur sot ndaj kolegut Meriton Berisha është akt qyqar dhe i pa pranueshëm për të gjithë sportistët dhe sportdashësit, veprimet e tilla dhe gjuha ofenduese ndaj gjyqtarëve të futbollit duhet të dënohet dhe të vihet para drejtësisë. Në këto momente të vështira për Meritonin i dëshiroj shërim të shpejtë dhe rikthim në pasionin e tij për futbollin dhe referimin”, shkroi ai.
Top Channel