Gérard Depardieu, aktori i njohur francez është duke xhiruar një film në Gjirokastër. Megjithëse shesh-xhirimi është mbajtur larg interesit të kamerave dihet se Depardieu do të luajë në filmin e regjisorit nga Prishtina, Arben Kastrati “Milosheviçi dhe unë”.

Filmi që është një bashkëprodhim kosovar-francez ka përfshirë edhe aktorë të tjerë të njohur si Nathalie Boyer, Alessandra Martines etj.

Filmi sjell ngjarje të vitit 2003 që përkojnë me periudhën e pasluftës në Kosovë. Rrëfimi i personazhit kryesor dhe përjetimit të tij mbi ngjarjet përshkon filmin duke përcjellë tragjizëm, skena komike dhe realitetin e një popullsie që jetonte ditët e para të lirisë.
Z. Depardieu pritet të marrë zyrtarisht “Celësin e qytetit” të Gjirokastrës në një ceremoni që pritet të mbahet gjatë ditëve të xhirimeve.

Aktori Gérard Depardieu që po xhiron sekuenca të filmit të tij më të ri “Millosheviçi dhe unë” në Gjirokastër është nderuar prej bashkisë së
Gjirokastrës me “Çelësin e qytetit” një titull që jepet për autoritete të shquara që ndihmojnë në njohjen e Gjirokastrës.

Gérard Depardieu nuk ka pranuar të komentojë gjatë qëndrimit të tij në Gjirokastër por është parë i kënaqur përgjatë 2 ditëve të qëndrimit në shoqërinë e stafit dhe bashkëpunëtorëve kosovarë.

Nga ana tjetër bashkia e qytetit e ka vlerësuar ngjarjen si me mjaft rëndësi për imazhin turistik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA