I largohen policisë falë terrenit malor, shpallen në kërkim 2 të rinj në Shkodër
17/10/2019 13:21
Dy të rinj nga fshati Plan i Shkodrës janë shpallur në kërkim gjatë një operacioni policor kundër veprimtarisë së lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për 27-vjeçarin me iniciale K.L dhe 24-vjeçarin M.L, të cilët për shkak të terrenit të vështirë malor mundën të largoheshin dhe të mos binin në duart e policisë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në ndërtesat e pabanuara në fshatin Plan, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 51 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 100 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një telefon celular.
Top Channel