Ka përfunduar takimi midis Kryeministrit, Edi Rama dhe homologut italian Giuseppe Conte pas më shumë se një ore takim që patën kokë më kokë.

Vizita e kryeministrit italian vjen pak ditë para vendimit të BE-së për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Në fjalën e tij Rama tha:

Përshëndetje i nderuar Kryeministër dhe i dashur Giuseppe, ishte një moment i rëndësishëm ky i ditës sotme, ku Kryeministri i Italisë mike erdhi në Tiranë pavarësisht një momenti të ngarkuar punësh në Romë dhe mbledhjes së qeverisë në fund të ditës së sotme për të dëshmuar një miqësi tradicionale dhe njëkohësisht një vullnet për të thelluar bashkëpunimin e shkëlqyer mes të dy vendeve ku padiskutim ka një potencial shumë të madh për të bërë shumë më tepër akoma.

Nga ana tjetër padiskutim që vizita e kryeministrit Conte është në kuadrin e një jave shumë të rëndësishme për Bashkimin Europian dhe për Shqipërinë. Në vigjilje të një takimi të këshillit Europian, ku ndër të tjera do diskutohet për çeljen e negociata për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Dhe në këtë aspekt unë dua ta falenderoji kryeministrin, ta falenderoji qeverinë italiane që në koherencë  të plotë me gjithë vijën e politikës jashtme italiane, por edhe në shprehje kuptim plotë të vullnetit të mirë, për asnjë moment nuk është lëkundur në mbështetjen e Shqipërisë të Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë këtij rajoni në perspektivën e integrimit Europian.

Unë besoj ja përcolla këtë edhe kryeministrit, që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë kryer detyrat e tyre.

Çfarë kemi bërë ne, apo çfarë ka bërë Maqedonia e Veriut është me një rëndësi strategjike, që përfundimi i këtij të shikohet jo vetëm me sytë e interesave kombëtare, por edhe në interesit të përbashkët.

Sepse është sa në interesin tonë aq edhe në interesin e vetë BE-së që ku proces të shkojë përpara

Nga ana tjetër padiskutim ne nuk jemi në këtë proces sepse na e kërkon Brukseli, Berlini apo Parisi dhe e gjithë BE-ja. Por jemi në këtë proces sepse e kërkon e ardhmja dhe sepse përmes këtij procesi ndërtojmë një Shqipëri Europiane dhe një shtet të sëdrejtës me institucione funksionale, me një demokraci të zhvilluar..

Dhe sëfundmi prekëm me kryeministrin natyrisht aspektin e marrëdhënieve Bilaterale, në të gjitha planet marrëdhëniet janë pa asnjë shqetësim, por mbetet sfida e thellimit të tyre, sidomos në aspektin e bashkëpunimit ekonomik.

Dhe sëbashku qasëm edhe faktin se procesi i reformës në drejtësi, procesi i integrimit në tërësi përbën një shtylle të fortë mbështetëse për rritjen e këtij bashkëpunimi ekonomik.

Dua ta falënderoji edhe një herë kryeministrin pa u zgjatur, sepse mua këtu do me keni dhe besoj që është më e arsyëshme që  ti lë kryeministrit kohën për të komunikuar me ju dhe opinionin tonë publik lidhur me këtë moment kaq të rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale edhe marrëdhëniet mes nesh dhe BE-së.

Shumë faleminderit edhe një herë i dashur mik, fjala është për ju”, përfundoi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA