Shqipëria del në avantazh ndaj Moldavisë në minutën e 22-të me një gol të shënuar nga Cikalleshi.

Pas disa aksionesh të njëpasnjëshme, më në fund kuqezinjtë arritën të gjejnë rrjetën e Moldavisë. Mbrojtja moldave gaboi me pasime në zonë dhe Cikalleshi e shfrytëzoi.

Në minutën e 33-të Kejdi Bare shënoi goilin e dytë për shqiptarët. Ky ishte goli i parë zyrtar për Baren me kombëtaren.

Ndërsa golin e sigurisë e dha Trashi në minutën e 40-të, me një goditje që nga jashtë zonës së sigurisë.

Goli i katërt erdhi në minutën e 90-të nga Manaj, i cili realizoi me sukses, me thembër, një pasim të marrë nga Roshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA