Rodri karikon Spanjën: Kemi më shumë dëshirë për të fituar sesa frikë për të humbur

18/07/2026 00:17

Rodri është një nga shtyllat kryesore të Spanjës në këtë edicion të Kupës së Botës me La Rojan që do të luajë në finalen e 19 korrikut ndaj Argjentinës së Lionel Messit.

Mesfushori i kampionëve të Evropës karikoi skuadrën e tij në prag të kësaj supersfide me kampionët e Botës në fuqi.

‘Donim të arrinim deri këtu për të fituar Botërorin-tha Rodri-tani do të përballemi me kundërshtarin më të fortë; do të jetë testi perfekt për të kuptuar nëse jemi gati për të ngritur trofeun. Duhet të kemi më shumë dëshirë për të fituar sesa frikë për të humbur’.

Rodri më pas përshkroi rritjen  cilësore të skuadrës së Spanjës

‘Ky brez ka fituar Nations League dhe Evropianin tani ka mundësinë të bëhet i paharrueshëm-shtoi Rodri-jemi të vështirë për t’u mundur, menaxhojmë mirë zonat dhe mesfushën. Kemi pak dobësi, por preferoj t’i mbaj për vete’.

Top Channel