Rodri karikon Spanjën: Kemi më shumë dëshirë për të fituar sesa frikë për të humbur
Harry Kane kapiteni i kombëtares angleze vendosi të thyejë heshtjen dhe t’u japë një mesazh tifozëve të Anglisë pas eliminimit në gjysmëfinale të Botërorit 2026 nga Argjentina, me Tre Luanët që edhe këtë radhë panë që t’u shuhet ëndrra për një titull tjetër botëror dhe tani Tre Luanët do të luajnë finalen e vogël me Francën për vendin e tretë.
Kane thekson se kombëtares angleze i mungon ai elementi kyç për t’i dhënë fund mallkimit qe e pengon të fitojë titullin e dytë botëror pas atij të vitit 1966 kur Anglia ishte vendi organizator dhe pranon se skuadrës i duhet të gjejë mënyrën për t’u përmirësuar.
‘Nuk kam fjalë mjaftueshëm në këtë moment për të kaluar këtë boshllëk në stomak-shkruan Harry Kane-ishim pranë, me të vërtetë pranë një finaleje tjetër, por nuk ishte e mjaftueshme. Dhamë gjithçka gjatë këtyre 7 javëve dhe është e vështirë për ta pranuar që nuk ia dolëm mbanë. E di që pritshmërite janë të larta dhe me të drejtë, kemi qenë duke trokitur në derë për 8 vjet, por përsëri nuk e kemi atë pjesën e fundit të mozaikut. Këtu duhet të largohemi, të procesojmë gjithçka dhe të gjejmë një mënyrë për t’u përmirësuar. Jam krenar për djemtë dhe atë çfarë kanë treguar gjatë këtij turneu, disa ndeshje dhe ambiente të forta që i kemi kaluar’
Harry Kane vijoi me mesazhin e tij duke kujtuar se për lavdinë duhet luftuar që ta arrish.
‘Disa kujtime do të qëndrojnë me ne lojtarër dhe jam i sigurt dhe me ju tifozët për një kohë shumë të gjatë-vijon Harry Kane-Të shkosh drejt lavdisë nuk do të thotë që gjithnjë do ta marrësh. Duhet të luftosh për të, të rrëzohesh e më pas të ringrihesh dhe këtë do të bëjmë ne, nuk ka rrugë tjetër, veçse të vazhdojmë të besojmë dhe të shohim përpara. Faleminderit ndaj çdo tifozi që udhëtuan dhe shfaqën mbështetjen në stadiume. Falenderoj të gjithë tifozët që na mbështetën nga shtëpitë duke besuar te ne. Faleminderit djemve dhe stafit për gjithçka na keni dhënë. Si gjithnjë Fitore apo humbje, ne mësojmë dhe do të tentojmë sërish’.
Top Channel