Me mijëra njerëz u mblodhën para kabaresë së famshme Moulin Rouge të dielën në mbrëmje, për të ndjekur mega-spektaklin e përgatitur me rastin e përvjetorit të 130 të institucionit në Montmartre.

Policia bllokoi të gjithë bulevardin për eventin që filloi me muzikë dhe një spektakël dritash të projektuara mbi mullinjtë e kuq ikonikë, duke kujtuar kështu origjinën e kabaresë, nga ajo që njihet si Belle Epoque.

Një kërcimtare më pas u shfaq mbi çati duke sfiduar të ftohtin vjeshtor me një nga kostumet e zakonshme të teatrit, edhe pse ishte pakëz më e mbuluar, kjo për të respektuar edhe familjet në turmë.

Më pas, ishte radha e fishekzjarreve, një spektakël mahnitës, shoqëruar me kërcimtaret që performonin pjesë të ndryshme.

Për vetë parizienët, Mouline Rouge, është po aq mitik sa edhe kulla Eiffel. Është një pjesë e gjallë e historisë nga Belle Epoque. Dhe në fakt, Moulin Rouge është hapur në 1889, në të njëjtin vit në të cilin përfundoi kulla Eiffel.

Sot ai është një destinacion i domosdoshëm për miliona turistë që zgjedhin të vizitojnë kryeqytetin francez, edhe pse vetëm nga jashtë. Biletat për dy spektaklet e mbrëmjes, secili me nga dy orë, janë thuajse gjithnjë të shitura, në të shtatë netët e javës, 365 ditët e vitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA