
05/05 21:56
Roma është ndalur në barazim 1-1 me Cagliarin në fushën e saj dhe pas shtatë ndeshjesh të luajtura në Serie A, ata kanë 12 pikë dhe ndodhen në vendin e pestë, ndërsa Cagliari me 11 pikë është në vendin e 7-të.
Hap fals ka bërë edhe Lazios që ka barazuar me Bolognia me rezultatin 2-2 në fushën e këtyre të fundit dhe është në kuotën e 11 pikëve sëbashku me Cagliarin dhe Fiorentinën.
Fitore arriti Atalanta e Djimsitit me rezultat 3-1 kundër Lecce duke u pozicionuar në vendin e tretë me 16 pikë po aq sa ka Juventus që luan në 20:45 kundër Interit.
Sfidat e Serie A mund ti ndiqni në platformën Digitalb.
Top Channel