Kthesa e madhe ndodhi menjëherë pas korrikut 2016. Opozita mes lumit të akuzave për qeverinë e Edi Ramës, filloi të artikulonte akuza edhe për Xhorxh Soros. Ata që para dy vitesh e kishin pritur Sorosin në zyrë, tani e shpallnin armik.
Kjo erdhi si pasojë edhe e disa ngjarjeve të papritura në Amerikë.
Ndërsa në Shqipëri reforma në drejtësi ishte në kulmin e debateve, një tjetër debat shumë i nxehtë bëhej përtej oqeanit. Në amerikë ishtë kulmi i garës presidenciale mes trump dhe Hilary klinton. Klinton kishte mbështetjen mbaksimale të Xhorxh Soros. Ndërs Trump ishte kundërshtari i tij më fortë në cdo aspekt. Edi Rama, si shumë të tjerë ishte i bindur në fitoren e Hilary klinton. Në deklaratën e tij në CNN ai e quajti fatkeqësi botërore nëse trump do të fitonte.
Por e papritura ndodhi. Trump u emërua si president në nëntor të 2016-ës. Kjo ishte një shok politik dhe financiar. Edi Rama kishte bërë armik pa dashje presidentin e shteteve të bashkuara.
Këtu ndryshoi edhe loja politike e opozitës Shqiptare. Dy muaj pas emërimit të donald trump si president Lulëzim Basha ngre një çadër para kryeministrisë.
Ndoshta në mendjen e opozitës, tani që fitoi Trump, amërika nuk do të mbështeste më Edi Ramën. Ata po bënin lojë për të fituar pikë në sytë e administratës së Donald Trump. Më i zjarrti në këto akuza ishte Sali Berisha.
Por në vitin 2008, kur ishte vetë kryeministër, Berisha u takua me Xhorxh Soros në samitin e Davosit në Zvicër. Në deklaratën për shtyp mbi këtë takim, ai quante Sorosin mik të madh të Shqiptarëve.
Tani Berisha ka ndryshuar qëndrim. Një gjë kutpohet qartë. Ata që akuzojnë Sorosin nuk janë të sinqertë me vetveten. Në fakt Debati duhej të ishte nëse Edi Rama e ka kapur reformën.
“Por çështja është që kundërshtarët politikë duhet të kenë një qasje tjetër. Nuk e kanë betejën me Sorosin por me Edi Ramën. Sikur të thuash që Enver Hoxha nuk ka faj, por e ka fajin Marksi. Por padyshim që fajin e ka Enver Hoxha. Pa dyshim që fajtor në Shqipëri është Edi Rama dhe pikë. Fajin e ka Ilir Meta dhe pikë. Këtu s’hyn sorosi hiç. zero. Ç’punë ka sorosi këtu?!”, tha Ylli Manjani, jurist.
Top Channel