Katër shqiptarë të moshave 42 ,25, 35 dhe 42 vjeç janë arrestuar nga policia greke pasi dyshohet se janë pjesë e klanit mafioz që kryente transportin e lëndëve narkotike nga Shqipëria për në Turqi.
Departamenti i Antidrogës së Rojes Bregdetare greke, ka zbuluar mesditën e së hënës, një sasi prej 1 ton kanabis me vendin Piperi të ishullit Alonis, në detin Egje. Sipas policisë greke, lënda narkotike u gjet e paketuar në kuti të ambalazhuara, të cilat ishin fshehur në një shpellë të vogël në brigjet e ishullit.
Top Channel konfirmon se shqiptarët e arrestuar në këtë aksion janë Hajri Shehaj, Aleksandër Brozi, Renato Dalipaj dhe Gjergji Xhezo.
Një ton hashash e fshehur nga shqiptarët në ishullin grek (Foto+Video)
Top Channel
Prokuroria Themelore në Mitrovicë urdhëron ndërprerjen e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në Komunën e Mitrovicës Mitrovicë, 11 nëntor 2025 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar që përkohësisht të ndërpritet procesi i mëtejmë i numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës. Kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime. Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje.