Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në facebook un e tij se Aroni 2-vjeçar pas një aksidenti që sipas çdo gjase, ishte vdekjeprurës, tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

“Rekuperimi mbetet i vështirë, por Ogerta dhe mjekët do ta ndjekin hap pas hapi ecurinë e Aronit, për çdo kurë të specializuar e ndihmë që do të ketë nevojë, 24 orë në 24?”, shkruan Rama.

Postimi i Ramës

Mrekullitë ndodhin ?? Po, një mrekulli është çfarë ka ndodhur me Aronin e vogël 2-vjeçar?

Pas përpjekjeve në kufijtë e të pamundurës së ekipeve mjekësore të Traumës, Djegie-Plastikës, Kirurgjisë Infantile dhe pastaj në Reanimacionin e QSUT-së, sot vogëlushi ka dalë nga rreziku për jetën, pas një aksidenti që sipas çdo gjase, ishte vdekjeprurës?

Rekuperimi mbetet i vështirë, por Ogerta dhe mjekët do ta ndjekin hap pas hapi ecurinë e Aronit, për çdo kurë të specializuar e ndihmë që do të ketë nevojë, 24 orë në 24?

#RESPEKTpërBLUZATeBARDHA?
#ShëndetësiaqëDuam?‍⚕️❤️??‍⚕️
#ShqipëriaqëDuam??☀️

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA