“Kontrolloni afatin e skadencës së kartave ID”, kjo ishte thirrja që zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda u bëri të gjithë qytetarëve, në mënyrë që t’i paraprijnë procesit të rinovimit të tyre dhe të shmangin radhët e mundshme kur duan të marrin karta të reja.

Gjatë vizitës në ambientet e aplikimit për dokumente biometrike në bashkinë Kamëz, e shoqëruar nga kreu i bashkisë Rakip Suli, u shpreh se po punohet për hapjen e zyrave të aplikimit edhe në Bathore, në mënyrë që të lehtësohet i gjithë procesi.

Nga ana tjetër, zëvendësministrja theksoi që për lehtësimin e procesit të aplikimit është planifikuar që të bëhet një ndarje në 3 fasha të ndryshme kohore, përkatësisht në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA