Reperi Lumi B përveçse shumë i dashur për muzikën që bën është edhe shumë sportiv në gjithçka thotë. Pas një pauze relativisht të gjatë nga intervistat, reperi u shfaq në puntatën e parë të këtij sezoni të “Shiko kush Luan” duke u argëtuar me të gjitha lojërat që Luana Vjollca dhe stafi i emisionit i kishin dedikuar.
Një prej tyre ishte edhe sfida e të treguarit mesazhet personale në telefon, sfidë kjo që shkaktonte jo pak të qeshura në publik.
Lumi e tregoi telefonin e tij, më specifikisht një mesazh ku bashkëshortja i shkruante: “Prapë me goca të kanë ulur afër?” dhe Lumi i kishte dërguar një foto selfie me Andi Lilën dhe Hekuran Krasniqin ku i shkruante “Po me goca jam…”.
Të dyja mesazhet bënë që të krijohej një atmosferë shumë e këndshme në studion e “Shiko kush Luan” dhe si qershia mbi tortë e të qeshurave ishte se pikërisht në këtë moment, bashkëshortja e Lumit i bëri dhe një telefonatë e cila erdhi krejt rastësisht ndaj dhe u kthye në aq argëtuese për të gjithë të pranishmit.
Top Channel