Spanja feston titullin kampion bote, kombëtarja pritet nga Mbreti dhe kryeministri para festës madhështore në Madrid
Andi Lila është një nga futbollistët më të dashur shqiptarë dhe këtë të shtunë ishte i ftuar në puntatën e parë të “Shiko kush luan” në ekranin e Top Channel.
Teksa është argëtuar me lojërat e ndryshme, Andi Lila nuk i ka kursyer as përgjigjet e sinqerta.
Një nga sfidat e tij, ka qenë që si futbollist i mirë që është të mund të mbajë topin me kokë sa më gjatë teksa njëkohësisht i përgjigjej pytjeve pikante të bëra nga kapiteni Flor Binaj.
Njëra prej tyre ishte: “Trajneri më i mirë sipas Andi Lilës i të gjitha kohrave në Shqipëri cili është?” dhe pa hezitim futbollisti u shpreh: “Gianni De Biasi”. Më pas ai tregoi edhe disa gjëra interesante për djemtë e Kombëtares. Mësuam se më i suksesshëm me vajzat është Bekim Balaj. Miku i tij më i ngushtë nga djemtë e kombëtares është Sokol Çikalleshi… Dhe përgjigja që i pëlqeu të gjithëve ishte fakti që Andi Lila pëlqen më tepër të luajë në Shqipëri sesa jashtë saj.
Top Channel