Bebet nga kulturat prehistorike janë ushqyer me qumësht kafshësh nëpërmjet poçave prej qeramike të ndërtuara enkas për ta.

Arkeologët gjetën në një vend gërmimi në Bavari disa poça argjile të formuara enkas për t’u dhënë qumësht fëmijëve, dhe që kishin ende mbetje qumështi në to.

Poçat datojnë rreth 1200 vite para Krishtit, dhe nga njëra anë kanë një grykë në formë thithke, prej ku të pinin qumësht, dhe nga ana tjetër formën e kafshës, që të shihej nga fëmija edhe si lodër.

Gjetjet sugjerojnë se ushqimi i foshnjave me qumësht kafshësh mund të ketë luajtur një rol thelbësor në rritjen e popullsisë që është parë gjatë periudhës neolitike, e njëjta periudhë kur njerëzit lanë stilin e jetës si gjahtarë dhe mbledhës frutash, dhe u kthyen në rritës bimësh e bagëtish.

Poçat e para të këtij lloji janë gjetur në Europë dhe datojnë që 7000 vite më parë, në epokën neolitike. Janë gjetur edhe më shpesh në epokën e bronzit dhe të hekurit.

FOTO GALERI
2/4
A selection of small feeding vessels dating back to the late Bronze Age and early Iron Age. Researchers now say vessels like these were used as a prehistoric baby bottles.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA