Dardan Aliu, i njohur në muzikë me emrin Dj Regard, ka arritur që të hyjë në klasifikimet botërore me ‘remix’-in që i ka bërë këngës “Ride it”. Kënga është e britanikut Jay Sean dhe është publikuar në vitin 2008, ndërsa ripërpunimi që i ka bërë këtë verë Dj Regard e ka rikthyer sërish të preferuar për publikun.

‘Remix’-i i shqiptarit është renditur këtë javë në vend të parë në ‘The Official Big Top 40’, klasifikimi më i rëndësishëm në Britaninë e Madhe, si dhe në vend të 11-të në ‘Official Chart’.

“Ride it” është aktualisht në vend të parë në ‘Spotify Viral 50, SHBA’, në vend të parë në ‘Shazam, Britani’ dhe në vend të parë në ‘Itunes, Britani’.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel