Diell dhe temperatura në rritje, ja parashikimi i motit për fundjavën

20/09/2019 07:51

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do jenë prezentë gjatë gjithë ditës dhe do të sjellin rebeshe shiu në zonat malore.

Sipas Meteoalb, temperaturat minimale do variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 23ºC, në zonat e ulëta nga 17ºC në 28 ºC dhe në zonat bregdetare nga 19ºC në 30ºC.

Sa i përket fundjavës moti do të jetë i kthjellët dhe temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë. Era do të fryej në drejtim veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 5 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat variojnë: në zonat malore nga 8ºC deri në 23ºC dhe në zonat e ulëta nga 13ºC në 25ºC.

Në fotot e mëposhtme do të gjeni motin për qytetet kryesore të vendin dhe të botës:

FOTO GALERI
2/7

Top Channel