Ekspertët mjekoligjorë në Meksikë kanë arritur të identifikojnë 44 trupa të varrosur në një pus në shtetin e Jalisco.
Mbetjet njerëzore u zbuluan jashtë qytetit të Guadalajara dhe ishin fshehur në 119 çanta të zeza.
Mbetjet u zbuluan në fillim të shtatorit, kur banorët e zonës filluan të ankoheshin për erën.
Jalisco është zemra e një prej bandave më të dhunshme të drogës në Meksikë dhe kjo është gjetja e dytë më e madhe e trupave të pajetë gjatë këtij viti.
Pjesa më e madhe e trupave u prenë, kështu që autoritetet duhej të bashkonin pjesë të ndryshme për t’i identifikuar ato.
Shumë pjesë të trupit ende mbeten të paidentifikuara.
Një organizatë lokale për kërkimin e njerëzve të zhdukur i ka bërë thirrje qeverisë të dërgojë më shumë specialistë për të ndihmuar në identifikimin.
Ata thonë se departamenti i mjekësisë ligjore është i mbingarkuar dhe nuk ka aftësitë e nevojshme për të përfunduar operacionin.
Top Channel