Një nga teknologjitë e mrekullueshme që solli internet është mundësia për të parë çdo pjesë të globit nga sateliti.

Google Earth, nga Google, është program më kryesor që përdoret, dhe më I saktë.

Kohët e fundit u përhap lajmi se një banor kishte parë me Google Earth pranë shtëpisë së tij, dhe kishte shquar një makinë që dukej brenda në ujë. Policia zbuloi se makina i përkiste një personi që ishte zhdukur që në vitin 1997, dhe mbetjet e trupit ishin ende brenda.

Por Google Earth ka zbuluar edhe më shumë se aq. Pamjet nga sateliti kanë fotografuar skena vrasjeje, vrasës, e kanë shërbyer që hetuesit të zbulojnë fajtorë.

FOTO GALERI
7/12
Ndërsa në Itali, një person deklaroi se e kishte shitur vilën 280 mijë euro. Por kur taksambledhësit e panë në Google Maps se sa e madhe ishte, e kuptuan që ai kishte gënjyer për çmimin, që të paguante më pak taksa. Në fakt, çmimi i shitjes kishte qenë aq i madh, sa vetëm mashtrimi i taksave ishte 7 milionë euro.

Top Channel