Prej disa kohësh reperi i njohur Don Phenom ka treguar në rrjetet sociale se do të publikojë albumin e tij më të ri. Nisur nga kjo, “Pop Culture” ka udhëtuar drejt Divjakës, ku reperi xhironte klipin e tij dhe në back stage ka zbuluar të rejat e Don Phenom.

Në një intervistë me Kilda Hysenbegasin për Pop Culture në Top Channel, Don Phenom ka zbuluar detajet e albumit të ri, i cili pritet të publikohet së shpejti.
“Kemi inçizuar deri tani 11 këngë, por kam ngecur në 1 sepse albumi do të ketë gjithsej 12 këngë”.- ka thënë reperi.

Mes të tjerash Don Phenom ka thënë se albumi do të ketë këngë të reja, të padëgjuara më parë dhe përsa i përket temave do të ketë pak nga gjithçka. Është i vetmi album që do të ketë 11 këngë solo dhe bashkëpunim do të ketë vetëm me producentët më të mirët dhe me një reper nga Kosova, i cili nuk është shumë i njohur për momentin.

Albumi pritet të publikohet në fund të shtatorit kështu që deri atëherë jemi gjithë sy e veshë drejt reperit!

Top Channel