Ndikimi i madh i mediave te të rinjtë ka shtuar nevojën që edukimi për to të jetë pjesë e sistemit arsimor.
Në mungesë të një lënde të detyrueshme, Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës, përmes profesorëve të Departamentit të Gazetarisë së Universitetit të Prishtinës, ka nisur trajnimin e mësimdhënësve të shkollave të mesme.
Trajnimi i tyre nis nga aftësimi për t’i analizuar përmbajtjet mediale e deri te përdorimi sa më efikas. Trajnimi është katërditor me një orar prej 7 orësh në ditë dhe po zhvillohet në gjithë rajonet e Kosovës.
Deri tani janë trajnuar rreth 300 mësimdhënës, e në ditët në vijim pritet trajnimi edhe i shumë të tjerëve. Sipas Agjencionit Statistikor të Evropës, Kosova hyn në mesin e shteteve me qasjen më të madhe në internet.
93 përqind e shtëpive kanë qasje në internet, që është më e lartë se sa mesatarja e shteteve të Bashkimit Evropian.
Top Channel