Kombëtarja shqiptare pësoi një humbje të thellë në Saint Denis teksa u mund 4-1 nga kampionët e botës së Francës në kualifikueset e Euro 2020 duke i komplikuar gjërat.
Trajneri Edy Reja në përfundim të ndeshjes pranoi gabimet e tij ndërkohë që mori përgjegjësinë për vendosjen e Roshit në mbrojtje.
“Është normale që bëmë disa gabime individuale që sollën dy golat në pjesën e parë. Ishte mungesë vëmendje nga lojtarët. Në disa momente arritëm të dilnim përpara portës. Është normale, Franca na vuri në vështirësi falë cilësive që ka. Gjithsesi skuadra jonë diçka pozitive e tregoi në ndeshjen e sotme.Unë e aktivizova Roshin sepse do ta bënte të gjithë krahun, mendova se është lojtar i shpejtë dhe mund të vinte në vështirësi kundërshtarët. Sigurisht që gabimet nuk janë vetëm të tijat, por kryesisht të miat që e aktivizova në atë rol”, tha Edoardo Reja, trajner i Kombëtares.
Ndeshja e radhës së Kombëtares shqiptare për këto kualifikuese është ajo e së martës ndaj Islandës, sfidë kjo që do të luhet në Elbasan Arena dhe që do të transmetohet në paketën Supersport të platformës DigitAlb.
Top Channel