Pjesa e parë e ndeshjes Francë-Shqipëri ka mbaruar me blutë në kryesim 2-0 ndaj kuqezinjve.
Ndeshja që nisi e pazakontë që me incidentin e himnit, vazhdoi me një gol të shpejtë nga Coman, në minutën e tetë, i cili mori një top të dërguar nga Varane në krahun e majtë. Coman e kaloi mesfushorin dhe i doli përballë Strakoshës, duke mos e humbur mundësinë për gol.
Ndeshja vazhdoi me Francën në epërsi, dhe në minutën e 27-të Girout dërgoi në rrjetën e Strakoshës një top që kishte marrë nga Hernandes.
Sikur të mos mjaftonin dy golat, gjyqtari spanjoll u jep një penallti francezëve në minutën e 36-të. Por këtë herë kuqezinjtë e patën fatin në anën e tyre, pasi Grizman arriti të prekë vetëm traversën dhe e humbi mundësinë për një gol të tretë.
Top Channel