“Bujrum, ejani dhe shikoni faktet”, Rama mesazh dhe thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: Do isha i neveritur si ju edhe unë nëse…
Turistët mbetën pa fjalë kur një grup trafikantësh droge, pa iu dridhur qerpiku, ndaluan në mes të plazhit të populluar për të shkarkuar thasët me kanabis nga një motoskaf e për t’i futur te një kamion që i priste në rërë.
Dëshimitarët që u afruan i dëgjuan trafikantët t’u thonë se do të vrasin këdo që do të guxonte të njoftonte policinë.
Këmbimi kriminal zgjati për 3 minuta, në plazhin pranë kompleksit turistik Estepona, në Spanjë.
Pasi mbushën makinën, trafikantët u larguan nga plazhi të pashqetësuar. Incidenti tronditës u filmua nga plazhistët.
Policia spanjolle ka thënë se ka nisur hetimet, por deri tani nuk kanë kapur asnjë të dyshuar.
Top Channel