Nga jetë në “fije të perit” te goli në një Botëror, historia unike e sulmuesit të Meksikës, Raul Jimenez
Turistët mbetën pa fjalë kur një grup trafikantësh droge, pa iu dridhur qerpiku, ndaluan në mes të plazhit të populluar për të shkarkuar thasët me kanabis nga një motoskaf e për t’i futur te një kamion që i priste në rërë.
Dëshimitarët që u afruan i dëgjuan trafikantët t’u thonë se do të vrasin këdo që do të guxonte të njoftonte policinë.
Këmbimi kriminal zgjati për 3 minuta, në plazhin pranë kompleksit turistik Estepona, në Spanjë.
Pasi mbushën makinën, trafikantët u larguan nga plazhi të pashqetësuar. Incidenti tronditës u filmua nga plazhistët.
Policia spanjolle ka thënë se ka nisur hetimet, por deri tani nuk kanë kapur asnjë të dyshuar.
Top Channel